Demi Lovato surprizoi fansat javën që shkoi, me një ndryshim drastik në look. Megjithëse ka eksperimentuar shpesh me look-un, paraqitja e fundit e këngëtares renditet si ndër më të guximshmet e saj, duke i prerë flokët shkurt.
Sipas stilistes së këngëtares, stili dramatik i flokëve të saj reflekton faktin e të qenit vetvetja. “Ka diçka në lidhje me ndryshimin e flokëve tuaj në mënyrë drastike që iu lejon të zotëroni veten në një mënyrë që nuk e keni menduar kurrë.”, u shpreh stilistja e artistes.
“Kjo pamje ishte një reflektim i drejtpërdrejtë e asaj që është dhe se si ndihet“, shtoi më tej ajo. 28-vjeçarja u fejua me yllin e ‘Young and the Restless’ Max Ehrich në korrik, pas vetëm katër muaj lidhjeje, por dyshja i dha fund fejesës në shtator. /abcnews.al