Shpesh, ndodh që të mos kuptoni se sa hani, dhe kjo bën që të fitoni disa kilogramë më tepër. Një nga fenomenet më të zakonshme është të “rrëmbeheni” nga ëmbëlsirat dhe patatinat, ndërsa në të vërtetë mund të mos ndiheni të uritur.
Sidoqoftë, ka disa ushqime që shuajnë oreksin dhe urinë dhe kur i konsumoni mund t’ju ndihmojnë të keni program dhe dietë më të mirë. Konsumimi i kumbullave të thata vepron si një “frenues” i urisë.
Kjo pasi fibrat dhe sorbitoli në kumbulla stabilizojnë glukozën në gjak dhe ulin ndjenjën e urisë, por në të njëjtën kohë frenojnë dhe dëshirën për një shije të ëmbël. /abcnews.al