I dënuar me burg dhe i arratisur nga burgu i Drenovës, ekstradohet Eduart Lulo

schedule13:38 - 7 Korrik, 2018

schedule 13:38 - 7 Korrik, 2018

Ekstradohen nga Interpol Tirana, 2 persona të dënuar me 20 dhe 7 vite burgim në fushën e veprave penale kundër jetës dhe lirisë së personit, si dhe në fushën e narkotikëve.

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, u krye ekstradimi nga Athina – Greqi drejt vendit tonë, i shtetasve shqiptarë :

– Eduart Lulo, 33 vjeç, banues në Përmet.

Lulo është shpallur në kërkim ndërkombëtar në bazë të vendimit penal nr. 479 datë 28.11.2013 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Largim nga vendi i vuajtjes së dënimit” “Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 323/2 dhe 278/4 të Kodit Penal.

Vendim ky i marrë pasi, më datë 23.11.2013, në bashkëpunim me disa të burgosur të tjerë, është arratisur nga burgu i Drenovës ku po vuante dënimin prej 20 vitesh, për veprat penale “Vjedhje me pasojë vdekjen” “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Arrestimi i tij u krye në Athinë – Greqi, më datë 29.11.2013, nga ku u ekstradua për në vendin tonë.

Franci Halili , 41 vjeç, lindur në Sarandë është shpallur në kërkim, bazuar në vendimin penal të datës 15.09.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, e cila e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale ” Prodhim dhe shitje narkotikësh” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Halili në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në qytetin e Sarandës shisnin lëndë narkotike Heroinë, personave të ndryshëm.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, u bë arrestimi i tij duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!