Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri ka rrëfyer mes lotësh momentet e fundit përpara se gjyshja e saj të ndahej nga jeta.
E ftuar në “E ardhmja është vajzë”, ajo ka treguar se gjyshen e ka konsideruar si nënë pasi me të është rritur dhe marrëdhënia e tyre ka qenë vërtetë shumë e ngushtë.
Pampuri është ndalur pikërisht tek çasti kur ajo ishte e shtruar në spital dhe dhurata e fundit që i ka dhënë.
“Unë jam rritur me gjyshen dhe gjyshen e konceptoj nënë dhe mamin e shikoja si motër. Sa herë që vinte 8-Marsi të them të drejtën mendoja gjithmonë për gjyshen. Sepse është shumë e vërtetë ajo që sa më shumë dashuri të marrësh aq më shumë e koncepton vlerën e dashurisë. Unë kam marrë pafund, sot e kësaj dite e kam ende erën e qafës së saj që rrija, e kam në hundët e mia. Gjithmonë i thoja mamit tim që kur ta humbas nuk e di se si do ta përballoj, por zoti ishte shumë i madh dhe ajo gjithmonë kishte ëndërr, që atë krijesën që e rriti, e edukoi, i dha dashuri. Ka qenë një gjyshe shumë e vuajtur, ka qenë një gjyshe që kishte tre burra, gjyshin tim dhe tre dajat e mi dhe detyrohej që të shkonte në internim te gjyshi, t’i çonte diçka për të ngrënë, ta takonte. Është rriitur me një burrë për të cilin nuk diti asgjë nga historia e jetës së tij, sepse gjyshi im është kosovar, refugjat i ardhur në Shqipëri. Nuk tregoi asgjë nga frika sepse vdiq në komunizëm. Edhe kishte shumë brenga e shkreta dhe të gjitha ato i konvertoj në dashuri për të gjithë njerëzit e vetë. Edhe gjithmonë kishte ëndërr të më shihte që rritesha dhe kur u fejova, u martova, kishte ëndërr të më shihte me fëmijë. Kur më pa që u bëra nënë ishte njëriu më i lumtur i botës. Kam përshtypjen që ai është momenti që ajo ka menduar se tani është momenti të largohem nga kjo jetë, pasi ti nuk do ta ndjesh largimin tim. Pa bërë ende 40 ditët e lindjes djali nuk më treguan që ishte shtruar në spital. Shkoj në spital, isha ende lehonë me qumësht me djalin dhe shkoj ta vizitojë me idenë që thjeshtë ishte shtruar. Por ajo ishte në orët e fundit të jetës dhe sa ma ndjeu zërin, filloi të qante dhe tregoi unazën që ta hiqte dhe atë unazë unë e ruaj si gjënë më të çmuar. Unë nuk humba një njeri, unë e di që atë e kam engjëll mbrojtës dhe në çdo moment flas me të. Ajo nuk është gjyshja ime, është nëna ime”, u shpreh ish-deputetja. l.k/abcnews.al