Europa jep shenjat e para të reduktimit të pandemisë

schedule14:18 - 25 Nëntor, 2020

schedule 14:18 - 25 Nëntor, 2020

Presidenti i Francës Emmanuel Macron deklaroi se vendi ka arritur të frenojë virusin dhe për këtë arsye do të lehtësohen masat .

Krishtlindjet do të mund të kalohen në shtëpi por nuk do të jenë pushime si të tjerat. Me këtë deklaratë presidenti francez Emanuel Makron dha lajmin e mirë se vendi e ka frenuar përhapjen e koronavirusit dhe për këtë arsye do të ketë lehtësim të masave; ndërsa aktivitetet tregtare do të rihapen në fundjavë. Por dhe në pjesën tjetër të Europës pandemia është reduktuar.

“Kemi frenuar qarkullimin e virusit.” Deklarata u bë nga presidenti francez Emanuel Macron. Duke filluar nga kjo e shtunë do të hapen të gjitha dyqanet dhe libraritë, ndërsa i afrohemi periudhës së festave të fundvitit. Pot gjithsesi mbetet në fuqi autocertifikimi për të dalë nga shtëpia, nga e cila mund largohesh deri në 20 kilometra. Baret, restorantet dhe palestrat do të hapen nga 20 janari nëse rastet e të infektuarve do të jenë të reduktuara.

Macron konfirmoi se vaksinimi kundër Covid-19 do të mund të fillojë në Francë në fund të muajit dhjetor apo në fillim të janarit por nuk do të jetë i detyrueshëm.
Kushdo që shkon në Britaninë e Madhe nuk duhet të qëndrojë më 14 ditë në karantinë. Që nga 15 dhjetori, personat që rezultojnë negativë pesë ditë që nga mbërritja e tyre nuk do të kenë nevojë të izolohen. Gjithsesi numri total i viktimave në vend është më shumë se 56 mijë.

Suedia përforcon masat. Në muajin dhjetor nuk do të lejohen grumbullimet me më shumë se 8 persona. Por restorantet, dyqanet dhe aktivitetet tregtare do të qëndrojnë të hapura. Që nga pranvera Suedia e ka menaxhuar krizën shëndetësore pa një mbyllje të vërtetë të vendit.

Në Itali viktimat janë më shumë se 50 mijë por situata duket e stabilizuar, dhe pse mesatarja ditore e viktimave është në kuotën 853. Qeveria italiane konfirmoi se masat që do të jepen për muajin dhjetor do të jenë në varësi të të dhënave epidemiologjike. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!