FIFA ka publikuar 11 kandidatët për “The Best FIFA Men’s Player 2020” dhe në të janë përfshirë futbollistët më të mirë, ku normalisht nuk mungojnë emrat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.
Si favorit shikohet Robert Lewandowski, i cili fitoi gjithçka me Bayern Munich sezonin e fundit dhe vazhdon të shënojë rregullisht me kampionët e Gjermanisë dhe të Europës.
? Nominees: #TheBest FIFA Men's Player
?? Thiago Alcântara
?? Cristiano Ronaldo
?? Kevin De Bruyne
?? Robert Lewandowski
?? Sadio Mane
?? Kylian Mbappe
?? Lionel Messi
?? Neymar
?? Sergio Ramos
?? Mohamed Salah
?? Virgil van Dijkℹ️?️ https://t.co/fqPa5jbedh pic.twitter.com/nLcUjmdQrd
— FIFA.com (@FIFAcom) November 25, 2020
I përzgjedhur tjetër nga Bayerni i tripletës është spanjolli Thiago Alcantara, i cili këtë verë kaloi te Liverpool. “The Reds” dominojnë, pasi në listën e kandidatëve janë edhe Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk.
Lista e 11 kandidatëve plotësohet me yjet e PSG, Neymar dhe Kylian Mbappe, si dhe me emra të njohur si Sergio Ramos nga Real Madrid dhe Kevin De Bruyne nga Manchester City.
Ky çmim do të jepet më 17 dhjetor, pas një ceremonie që do të mbahet në Zyrih. Fituesi do të vendoset pas votimit të tifozëve, gazetarëve, trajnerëve të kombëtareve dhe kapitenëve. Tre finalistët do të zbulohen në vijim./abcnews.al