Nëse dëshironi të shmangni duhanpirjen pasive atëherë duhet që të ndiqni këto hapa

schedule19:34 - 24 Nëntor, 2020

schedule 19:34 - 24 Nëntor, 2020

Duhanpirja pasive ka të bëjë me kontaktin indirekt me tymin e një cigareje të ndezur nga një duhanpirës pranë jush. Studimet kanë konfirmuar se shanset për atak në zemër janë në ulje në vendet ku ndalohet duhani.

Prandaj nëse dëshironi të shmangni duhanpirjen pasive atëherë duhet që të ndiqni këto hapa:

Shmangni vendet ku pihet duhan.

Shpjegoni duhanpirësve dëmin që po ju shkaktojnë ju dhe të tjerëve.

Inkurajoni duhanpirësit që të lënë duhanin.

Është shumë e rëndësishme që të shmangni duhanpirjen pasive nëse keni pësuar një atak në zemër ose jeni diagnostikuar me një sëmundje kardiovaskulare.

Nëse jeni duhanpirës, mënyra më e mirë për të ulur rrezikun e atakut në zemër, është të hiqni dorë totalisht prej tij. l.k/abcnews.al