Dy persona janë plagosur këtë të martë në Tiranë si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombol gazi, dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në momentin që bashkëshortët kanë qenë duke zierë raki në ambientet e jashtme të banesës së tyre.
Ndër të tjera bëhet me dije se dy të plagosurit janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.
Njoftimi i plotë:
Më datë 24.11.2020, rreth orës 12:11, në rrugën “Shefqet Kuka”, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit M.G., ka plasur një bombol gazi, dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi M.G dhe bashkëshortja e tij shtetasja D.G, të cilët u dërguan në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al