“127 na ka ardhur”, Rama: Pavarësisht se mund të ketë ndonjë rast, mjekët janë heronj

schedule11:03 - 24 Nëntor, 2020

schedule 11:03 - 24 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama ishte sot në familjen Derivishi në Stërmas të Tiranës, e cila tre muaj më parë humbi kryefamiljarin nga sëmundja e alzheimerit.

Rama pa nga afër shtëpinë e re të familjes, e cila u rindërtua pas prishjes nga tërmeti 21 shtatorit të vitit të kaluar.

Gjatë bashkëbisedimitdjali i shtëpisë, Arjani  thotë se kur kishte babain të sëmurë, disa herë ambulanca i ka ardhur në shtëpi.

Ndërsa kryeministri zgjodhi këtë moment për të vlerësuar mjekët, të cilët sipas tij shërbejnë edhe pse  në një kohë të vështirë.

Biseda:

Gruaja: Sa herë i kemi rënë 127 na ka ardhur në ndihmë. Na ka ardhur mbi 5-6 herë.

Djali: Nga spitali ushtarak na kanë ardhur për të bërë një serum.

Edi Rama: Këtë periudhë ka qenë super ngarkesë, pavarësisht se mund të këtë ndonjë rast, ata janë heronj. Ne i shohim se janë të gjitha janë të lidhura me sistem dhe të gjitha lëvizjet e tyre janë të regjistruara në kompjuter. Janë mijëra dhe dhjetëra shërbime në një kohë të shkurtër.  Imagjino të kishte ndodhur me ato ambulancat që nxirrnin tym.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!