Koronavirusi shënoi dje rekord më të rëndë në vend me 17 të vdekur dhe 795 raste të reja. Nga rastet e reja 50 prej tyre u konfirmuan dje vetëm në Berat.
Abcnews.al ka mundur të zbardhë rastet pozitive të Beratit. Infektime në radhët e bluzave të bardha: -1 infermier i kabinetit të neurologjisë, një mjek oksigjenit, një infermier në Repartin e Urgjencësm një infermier në Poliklinikën e Specialiteteve dhe një tjetër infermiere në Qendrën Shëndetësore në Urë-Vajgurore.
Infektime në shkolla (mësues/nxënës): një mësuese në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni”, një mësuese në shkollën e muzikës “Ajet Xhindole”m një mësues në shkollën 9-vjeçare “Shaban Sojli”, një mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Syzezë, një mësues në shkollën 9-vjeçare “Josif Prifti” dhe dy nxënës në gjimnazin “Babë Dudë Karbunara”.
Të infektuar kanë rezultuar edhe në kopshtin “”Çlirim 1” . në këtë kopsht janë konfirmuar pozitive dy edukatore.
Bashkia Berat: Një punonjës i infektuar.
DPV Berat: Tre polic në DPV Berat.
Prokuroria e Rrethit Berat: Sekretarja e Prokurorisë së Beratit.
Të infektuar të tjerë: Nje kujdestare në Qendrën e Zhvillimit Rajonal “Lira”, një punonjës në zyrat e OSHE-së, një punonjëse në sh.a.Ujësjellës-Kanalizime, një punonjëse e Filialit të Postës Shqiptare; Dy punonjës në filialin e Albtelekomit; 1 ushtarak në Repartin Ushtarak në Poshnje; 1 punonjëse në fasonerinë “Malotex”; 1 polic beratas që punon në DPV Fier; 1 kambist. g.v/abcnews.al