Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Arrestohet në Rinas 42-vjeçari i shpallur në kërkim

schedule16:48 - 5 Korrik, 2018

schedule 16:48 - 5 Korrik, 2018

Një person i dënuar në Itali me 12 vjet e 2 muaj burg për vrasje u arrestua sot në aeroportin e Rinasit.

42-vjeçari nga Lushnja Muhamed (Bledar) Leka, po tentonte të hynte ne vend me leje kalimi me të dhëna të falsifikuara. Por punonjësit e Policisë Kufitare, gjatë përpunimit të dokumentacionit kanë shfaqur dyshime dhe pas një intervistimi profesional të kryer nga Specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, rezultoi se Muhamed Leka ishte person në kërkim.

Sipas njoftimit të policisë, në vitin 2003, Gjykata e Lushnjes ka bërë njohjen e vendimit Penal të Gjykatës së Krimeve të Rënda Verona në Itali, e cila e ka dënuar me 12 vjet e 2 muaj burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e kryer në bashkëpunim”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!