Humbi jetën nga COVID-19, familjarët e Koplikut të pakënaqur nga shërbimi shëndetësor

schedule19:52 - 23 Nëntor, 2020

schedule 19:52 - 23 Nëntor, 2020

Familjarët ish-zëvendës kryeministrit Bashkim Kopliku, që u nda nga jeta ditën e shtunë nga Covid, pretendojnë se gjendja e tij shëndetësore nuk është trajtuar në mënyrën e duhur nga institucionet në Durrës.

Bashkëshortja Luljeta, tregon për “ABC” detaje nga momentet e fundit të Koplikut, thotë se autoambulanca erdhi me vonesë për ta transportuar në aeroport nga ku do të udhëtonte me çarter drejt Turqisë.

Bashkim Kopliku humbi jetën në autoambulancë. Sot miq, shokë e të afërm i dhanë lamtumirën e fundit.

Ishin të pakët në numër për shkak të masave anticovid.

Politikanë të lartë ngushëlluan në rrjetet sociale familjarët e ish-zëvendës kryeministrit të qeverisë Berisha nga viti 1992-deri në 1995./abcnews.al/