VIDEO/ Taksisti gjen çantën plot me euro të harruar nga turisti dhe bën gjestin e admirueshëm

schedule17:41 - 23 Nëntor, 2020

schedule 17:41 - 23 Nëntor, 2020

Një taksist në Turqi ka bërë një gjest që jo shumë njerëz e bëjnë pasi gjeti një sasi të konsiderueshme parash në automjetin e tij. 31-vjeçari Engin Olgaç, i cili punon tek aeroporti i Stambollit, kishte marrë një turist të huaj dhe e kishte çuar në hotelin ku ai do të qëndronte.

Por,  pasi la turistin në destinacion taksisti shkoi të lante makinën dhe aty vuri re se në sediljen e pasme ndodhej një qese brenda së cilës ndodheshin 300,000 euro.

Turisti i huaj, i cili u shqetësua shumë kur mësoi se i kishte humbur partë, nuk e mbajti dot gëzimin kur mësoi se shoferi i taksisë ishte duke ia kthyer.

Engin Olgaç, kishte kontaktuar hotelin, dhe në këtë mënyrë arriti që t’i kthente paratë tek i zoti. s.b/abcnews.al/