Kryemadhi flet pas rikonfirmimit: LSI do jetë parti e dyerve të hapura dhe të rinjve

schedule14:24 - 23 Nëntor, 2020

schedule 14:24 - 23 Nëntor, 2020

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi këtë të hënë ka folur pas rikonfirmimit të saj në krye të LSI-së.

Kryemadhi tha se LSI do të jetë partia e dyerve të hapur dhe të rinjve, të cilët nuk do të jenë vetëm anëtar por në strukturat drejtuese të kësaj force politike.

Dua t’ju falenderoj për të gjithë përkushtimin, për të gjithë vendosmërinë dhe rezistencën, për qëndresën shëmbullore, por edhe për gjithë respektin dhe dashurinë që ju më falët në zgjedhjet e 21 nëntorit, të ditës së shtunë me një anëtarë një votë në LSI. Pjesëmarrja juaj në zgjedhje ishte manifesitm i shkëlqyer solidariteti dhe besimi, pjesmarrja është një mesazh përgjegjësie dhe angazhimi. Pjesmarrja është një sfidë tanimë e fituar, së pari me vetveten në një proces rindërtimi dhe vetëpastrimi, çka më bën mua sot kryetaren më të nderuar, sepse kam nderin të kem në krah njerëz të ndershëm, jo vetëm në partinë tonë por njerëz që punojnë me përkushtim dhe e duan vendin e tyre. Ndaj ndjej detyrim dhe mirënjohje për të gjithë ju. Dua me dorë në zemër të them faleminderit LSI. Sot është vetëm fillimi, ne jemi të ndërgjegjshëm për sfidat e mëdha që na presin. Që të fitojmë mbi vështirësitë duhet tu ofrojmë shqiptarëve shpresën, atë shpresë që ju mungon, që është grabitur dhe është vrarë nga një qeveri pseudo-rilindëse. Ne dimë të krijojmë vende pune, do të ndihmojmë familjet shqiptare të menaxhojnë koston e jetesës. Do të të bëjmë të mundur që çdo shqiptar të ndihet në Shqipëri si në shtëpinë e tij”. tha Kryemadhi.

Ndërkohë kryemadhi është shprehur se LSI-ja është një parti me dyer të hapura dhe synimi kryesor i saj janë të rinjtë.

Unë sot jam shumë krenare për të gjithë ju, sepse më bëtë një grua që është drejtuesja e një partia politike. Dua të dëshmoj se gratë dinë të drejtojnë. Gratë i njohin betejat me të cilat përballen familjet e tyre përditë. Ato dinë të jenë drejtuese të zonja, prandaj kemi nevojë të kemi sa më shumë gra në politike. Të dashur anëtare të LSI, unë e mora drejtimin e LSI në një kohë mjaft të vështirë për të. Unë sot e solemnisht e shpall se do ta bëj një parti të mirëpritur jo vetëm për anëtarët e LSI. Ne do të kemi një parti jo vetëm me dyer të hapura, por sidomos për të rinjtë dhe të rejat që ishin pjesa kryesore. Prandaj vazhdoj të ftoj të rinjtë dhe të rejat që të jenë pjesë e LSI, jo vetëm si anëtare, por drejtues”, është shprehur ndër të tjera ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!