Pala greke në grevë, nesër Pika Kufitare e Kakavijës do të jetë e mbyllur

schedule13:16 - 23 Nëntor, 2020

schedule 13:16 - 23 Nëntor, 2020

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër këtë të hënë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë që të lëvizin drejt vendin fqinj se ditën e martë deri të mërkurën në mëngjes kufiri do të jetë i bllokuar.

Sipas njoftimit për shkak të protestës së punonjësve të doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Ndërkohë mësohet se përjashtim nga ky rregull do të kenë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Njoftimi i plotë:

Autoritetet e Policisë greke, në bazë të një njoftimi zyrtar që i kanë dërguar Policisë Kufitare Kakavije, sqarojnë se për shkak të grevës që do të zhvillohet nga punonjësit e doganës greke, do të ketë një ndërprerje të punës, duke filluar nga dita e nesërme, datë 24 nëntor, ora lokale greke 07:00 deri në orën 07:00 të datës 25 nëntor.

Sqarojmë se gjatë këtij harku kohor, si në hyrje dhe në dalje të doganës greke, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve si motoçikleta, autovetura, furgonë që transportojnë qytetarë dhe kamionët që transportojnë mallra.

Përjashtim do të ketë vetëm për udhëtarët këmbësorë, kamionët që transportojnë mallra ushqimore që ruhen në kushte frigoriferike, kamionët që transportojnë kafshët e gjalla dhe automjetet për raste emergjente shëndetësore apo raste vdekjesh.

Policia Kufitare e Kakavije iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që duan të udhëtojnë drejt Greqisë, që gjatë këtij harku kohor, të shmangin udhëtimin në drejtim të kësaj pike kalimi.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!