Erdhi 24 vite më parë me “duar në xhepa”, sot kampioni sirian ka dy gra dhe gjithçka në Shqipëri

schedule11:00 - 23 Nëntor, 2020

schedule 11:00 - 23 Nëntor, 2020

Shqipëria i ka prirë për mbarë ka punën, biznesin, sportin, fëmijët dhe dy gra me të cilat ndan jetën. Siriani Abdyl Fawaz, 24 vite më parë e ka nisur jetën në vendin tonë me një fabrikë karamelesh dhe me një prej palestrave të para në Tiranë. Një çerek shekulli më vonë, ai përveçse flet shkëlqyer shqip ka edhe shumë se ç’të tregojë.

Abdyli është kampion në bodybuilding në Siri e Shqipëri. Ai ka fituar vendin e parë në disa gara. Aq i madh është pasioni i tij për këtë sport saqë palestrën e parë 24 vite me pare e ka hapur duke salduar vetë pajisjet. Ndërsa po për këtë pasion ai ka rrezikuar shumë. Përveç dashurisë për sportin, Abduli në jetë edhe dashurinë që i dhurohet e ka dyfish.

E sa për paragjykimet, Abduli thotë se nuk i ka ndjerë kurrë. “Tani po bëhet si normal, unë di shumë veta nuk është krim. Se sa ta mbaj fshehtas si dashnore më mirë haptas ta dinë të gjithë njerëzit. Eci në rrugë pa problem.”, thotë ai. Mes batutave dhe sinqeritetit që duket se e karakterizon, e lëmë Abdylin në habitatin e tij ku vazhdon të trajnojë me përkushtim të rinjtë e apasionuar pas bodybuilding. /abcnews.al