Antony Blinken pritet të emërohet Sekretar amerikan i Shtetit

schedule10:33 - 23 Nëntor, 2020

schedule 10:33 - 23 Nëntor, 2020

Sekretar i ri i Shtetit pritet që të zgjidhet diplomatin veteran, Antony Blinken. Mediat e huaja bëjnë me dije se emri i tij pritet të propozohet nga presidenti i zgjedhur Joe Biden, dhe nëse do të konfirmohet nga Senati, Blinken do të ketë detyrë krijimin e një qasje të re të diplomacisë amerikane dhe bashkëpunimit global, pas katër vjetëve të politikës “Amerika e Para” e presidentit aktual, Donald Trump.

Ndërkohë pritet që më 24 nëntor, Biden do të publikojë emrat e parë në kabinetin e tij. Jake Sullivan, ndihmës i ngushtë i ish-Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, pritet të emërohet Këshilltar për Siguri Kombëtare i Bidenit.

Emërimi i Blinkenit, që është raportuar fillmisht nga Bloomberg dhe më vonë është konfirmuar edhe nga media tjera, vjen teksa Biden vazhdon të zgjerojë administratën e tij, pavarësisht tentimeve të Trumpit për të përmbysur rezultatin zgjedhor.

Ish-nënpresidenti amerikan është zotuar se do të nisë presidencën më 20 janar, teksa kombi amerikan përballet me pandeminë e koronavirusit dhe krizën ekonomike të shkaktuar nga ajo.
Pasi të marrë pozitën e presidentit, Biden planifikon të rikthehet në Marrëveshjen e Parisit për Klimën dhe të kthejë mbrapsht anëtarësimin në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Me Blinkenin në krye të diplomacisë amerikane, administata Biden do të synojë të shmangë përshkallëzimin e tensioneve me Iranin, të rindërtojë marrëdhëniet me aleatët dhe të menaxhojë marrëdhëniet tejet të tensionuara me Kinën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!