Krishtlindjet kanë ardhur herët për familjen Hadid-Malik dhe modelja Gigi Hadid ndau disa fotografi të këndshme nga dekori me të voglën e saj. Modelja 25-vjeçare u rikthye në Instagram për të ndarë me ndjekësit disa foto të ëmbla krah vajzës së saj, teksa pozon pranë një lëndine.
Zyan dhe Gigi e kanë mbajtur të fshehtë emrin e vajzës, ndërsa fansat mezi po presin për një imazh ku mund të shohin portretin e plotë të së voglës së tyre. Kujtojmë që çifti i famshëm njoftuan se u bënë prindër për herë të parë në muajin shtator.
Gigi shprehu falenderimet për fansat e saj, përmes një letre të shkruar me dorë, teksa theksonte se është shumë e emocionuar nga dhuratat që ka marrë vogëlushja e saj. “Unë thjesht dua të tregoj… teksa kam gjetur pak kohë, t’ju falënderoj për dhuratat bujare që kemi marrë dhe që nuk kam mundur t’ju falenderoj publikisht.”, shkruante Gigi. /abcnews.al