Benjamin Kololli ka shënuar golin e radhës në kampionatin zviceran. Zurich e mbylli në barazim 2-2 takimin jashtë fushe kundër Sion, me “xholin” e Kosovës që realizoi golin e dytë të ekipit të tij.
Minuta e 56-të, ndeshja ishte 1-1 dhe Kololli kombinoi bukur me Marco Schonbachler. Ky i fundit ia pasoi sërish topin dhe 28-vjeçari shqiptar e dërgoi në rrjetë.
????⚽️| BENJAMIN KOLOLLI GOAL !
Benji plays a great pass to Schönbächler and receives at his feet again to get the finish in style ??. pic.twitter.com/MnBc5eZxjp
— Kosovan Football EN ?? (@FootballKosovo) November 22, 2020
Vendasit shënuan sërish më vonë dhe të dy skuadrat ndanë nga një pikë. Ky ishte goli i tretë në kampionat për Kolollin, i cili është një nga pikat më të forta të Zurich. /abcnews.al