Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të diele në Kolonjë ku si pasojë ka humbur jetën një 89 vjeçar.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në fshatin Podë, ku si pasojë e zjarrit të rënë në banesë, ka humbur jetën shtetasi V. R., 89 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Ndërkohë si pasojë e flakëve ka humbur jetën i moshuari.
“Më datë 22.11.2020, rreth orës 16:10, në fshatin Podë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. R., 89 vjeç, në të cilën jetonte i vetëm dhe për pasojë ky shtetas ka gjetur vdekjen”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al