Ndarja nga jeta e Muharrem Fejzos, Mevlan Shanaj mesazh prekës: Ditë Covidi o Leme

schedule10:59 - 22 Nëntor, 2020

schedule 10:59 - 22 Nëntor, 2020

Regjisori Mevlan Shanaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të kolegut të tij, Muharrem Fejzo.

Përmes një postimi në Facebook, Shanaj shprehet se ekranit i është shuar një burrë i pashëm mendje hapur.Ai shton se regjisori Fejzo i kishte premtuar aktorit se do i bënte një pikturë.

Regjisori u nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, ndërsa ishte i shtruar në një spital në Itali, ndërkohë që ishte i infektuar me koronavirus.

LEXO EDHE: Ishte infektuar me covid, shuhet regjisori i madh Muharrem Fejzo

Mesazhi i Mevlan Shanajt:

Muharrem Fejzo,iku! Sot i ka ikur ekranit shqiptar nje burre i pashem mendje hapur! Sa mire ishte,kete vere. Punonte ende ne pikture. Gjate gushtit me tha dua te kesh dhurate kompozim portretin tend . Dite covidi o Leme, e shtyjme per me vone! Emer i pasur me vepra! Regjjsor i filmave: Mesonjtorja,Operacioni Zjarri, Nje emer mes njerzeve, Muri i gjalle, Guna permbi tela, Fije qe priten, Kapedani ( bashkeautor)e tj. Skulptor, piktor! Njeri i ditur, mik i paster,sqimtar! Iku nje njeri qe mbillte fisnikeri , buzeqeshja ishte prone e tij! Lamtumire Leme, kur te kam njohur luaje ne kitarre !