Humb betejën me koronavirusin ish-zëvendëskryeministri i Shqipërisë Bashkim Kopliku

schedule21:59 - 21 Nëntor, 2020

schedule 21:59 - 21 Nëntor, 2020

Ish-zv/kryeministri dhe ish-zv/ministri i brendshëm i Shqipërisë, Bashkim Kopliku është ndarë sot nga jeta. Kopliku humbi betejën me koronavirusit, ndërsa në gjendje të rëndë kurohej në spitalin e Durrësit.

Pasi luftoi për disa ditë më sëmundjen, Bashkim Kopliku nuk mundi që t’i mbijetonte Covid-19.

Ai ka qenë një figurë historike e Partisë Demokratike, ndërsa ka qenë zv/kryeministër dhe ministër i brendshëm në qeverinë e parë të udhëhequr nga kjo parti pas vitit 1992.

Kopliku është zgjedhur dy herë deputet në parlament si dhe ka mbajtur edhe poste të tjera, ndër të cilat edhe kryetar i Bashkisë së Durrësit. /abcnews.al/