Lazio shënoi nga një gol për pjesë dhe u largua me tre pikë pas fitores 0-2 në fushën e Crotones. Ciro Immobile u rikthye në fushë me gol. Golaedori i skuadrës bardhekaltër shfrytëzoi një kros të Parolos në minutën e 21-të dhe mposhti me kokë portierin vendas.
Immobile u shfaq sërish protagonist në minutën e 58-të, dhuroi një asist për Correan dhe argjentinasi shënoi golin e qetësisë për skuadrën e Simone Inzaghit.
Ky sukses e ka ngjitur Lazion përkohësisht në vend të pestë me 14 pikë, tre më pak se Milani kryesues që luan nesër në fushën e Napolit. Thomas Strakosha nuk u grumbullua fare për këtë sfidë, ndërsa Vedat Muriqi qëndroi gjatë gjithë 90 minutave në stol. /abcnews.al
Serie A, java e tetë
Crotone-Lazio 0-2
(Immobile 21′, Correa 58′)