Juventusi është një nga klubet më të mëdha në botë dhe ka tifozë nga katër anët e globit. Përveç këtij sezoni, në edicionet e shkuara bardhezinjtë kanë zhvilluar ndeshje miqësore në vende të ndryshme, teksa ato aziatike kanë qenë të pëlqyera.
Në Korenë e Jugut ishte një nga ndeshjet e fazës përgatitore të sezonit të shkuar, teksa i gjithë stadiumi priste të shihte Cristiano Ronaldon në fushë. Kjo nuk ndodhi gjatë gjithë ndeshjes dhe tifozët u irrituan shumë. 162 prej tyre vendosën të ndjekin rrugët ligjore për këtë çështje.
162 fans in South Korea have won a court case against Juventus, saying Ronaldo ?? being left on the bench during a pre-season friendly in the country caused them 'Emotional distress'.
Juve have to refund half of the ticket price and pay an extra $50,000 in damages.#Juventus pic.twitter.com/8v3Xakne8e
— RouteOneFootball (@Route1futbol) November 21, 2020
Fillimisht ata hapën proces gjyqësor ndaj kompanisë organizuese të ndeshjes për mashtrim e më pas edhe ndaj Juventusit për shqetësim emocional. Pikërisht çështja ndaj Juventusit ka përfunduar dhe ç’është më interesante, gjykata i ka dhënë të drejtë tifozëve.
Juventus do të duhet të paguajë gjysmën e çmimit të biletave të asaj ndeshje, si dhe një dëmshpërblim prej 50 mijë dollarësh. /abcnews.al