Moti i keq në Crotone, në Itali ka sjellë përmbytje në të gjithë territorin.
Ekipet e shpëtimit, Brigada e Zjarrit dhe Mbrojtja Civile janë në përpjekje të vazhdueshme për të ndihmuar qytetarët të cilët kanë mbetur të bllokuar.
Si qendra ashtu edhe zonat në periferi janë përmbytur. Autoritetet i kanë bërë thirrje qytetarë që të mos lëvizin pasi situata është shqetësuese.
Rrugët e disa zonave të qytetit për shkak të përmbytje i ngjajnë tashmë lumenjve.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë, Vincenzo Voce, deklaroi se për momentin nuk ka persona të lënduar, ndërsa paralajmëroi se moti i keq mund të shkaktojë përkeqësim të situatës.. Voce i bën thirrje qytetarëve që të mos dalin nga shtëpitë, për të rrezikuar jetën e tyre.
Crotone, stamattina: la strada si allaga per un nubifragio e il terreno cede. È un periodo in cui qui in Calabria non ci facciamo mancare niente. pic.twitter.com/rTqWFeLGIW
— Guglielmo Mastroianni (@gumas75) November 21, 2020
/abcnews.al/