Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:21, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ku ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B.L., 54 vjeç.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e forcave zjarrfikëse.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.11.2020, rreth orës 22:21, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B.L., 54 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale.
Sherbimet e forcave zjarrfikseve ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
g.v/abcnews.al