Covid-19/ Dy vëllezërit Higuain pozitivë, shërohet një romanist

schedule20:40 - 20 Nëntor, 2020

schedule 20:40 - 20 Nëntor, 2020

Dy raste me koronavirus tek Interi Miami dhe një i shëruar te Roma. Të dy lojtarët pozitivë të skuadrës amerikane janë vëllezërit Higuain: Gonzalo dhe Federico, teksa trajneri Fonseca i ekipit italian i gëzohet shërimit të Lorenzo Pellegrinit.

Gonzalo Higuain, sulmuesi i famshëm argjentinas, u largua nga Juventusi më 18 shtator dhe zgjodhi Inter Miami në MLS amerikane për të vijuar karrierën, ekip me të cilin ka shënuar vetëm një gol në 9 ndeshje kampionat.

“El Pipita” ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka nisur menjëherë karantinën. TyC Sport raporton se është infektuar edhe vëllai i tij Federico Higuain, edhe ky pjesë e Inter Miami prej datës 10 tetor.

 

Roma duke festuar një gol

Ndërkohë, tamponi i Pellegrinit te Roma ka dalë negativ. 24-vjeçari i kombëtares italiane, ka bërë publik lajmin nëpërmjet një postimi në Instagram.

Katër lojtarë të tjerë të Romës, vazhdojnë të qëndrojnë në karantinë prej infektimit me Covid-19. Mes tyre edhe Marash Kumbulla, teksa të tjerët janë Edin Dzeko, Federico Fazio dhe Davide Santon. /abcnews.al