Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ditëlindje në Infektiv, Rama uron kryeinfermieren: Një prej heronjve që e kanë bërë natën ditë

schedule20:39 - 20 Nëntor, 2020

schedule 20:39 - 20 Nëntor, 2020

Kreu i qeverisë Edi Rama ka uruar kryeinfermieren e Infektivit Merita Sefa në përvjetorin e saj të lindjes të e cilën ndryshe nga çdo vit tjetër e ka pritur nga pavijoni i të prekurve me Covid-19. Rama thotë se është kënaqësi për të si kreu i qeverisë të urojë në këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë që e ka bërë natën ditë.

“Edhe 100 Merita! Në këtë të premte, që shënon ditën e saj të lindjes, Merita Sefa, Kryeinfermierja e Përgjithshme e Spitalit Infektiv Covid1, ndodhet në vijën e parë të betejës për të shpëtuar me gjithësej energjitë dhe përpjekjet njerëzore, sa më shumë jetë në rrezik.

Është kënaqësi për mua si Kreu i Qeverisë, që t’i uroj këtë ditë të veçantë një prej heronjve të mjekësisë, që e kanë bërë natën ditë, duke sakrifikuar shumë nga e përditshmja e tyre, për t’u shërbyer në çdo orë, pa pushim e pa kursim, me një dedikim të admirueshëm, pacientëve me covid19”, shkruan Rama./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!