Makineri e frikshme golash, Bundesliga zgjedh yllin e tetorit

schedule19:58 - 20 Nëntor, 2020

schedule 19:58 - 20 Nëntor, 2020

Bundesliga ka zgjedhur futbollistin më të mirë të muajit tetor. Për fituesin nuk ka dyshime, ai është Robert Lewandowski i Bayern Munchen.

Bomberi polak ka shënuar 11 gola në 457 minuta aktivizim në sezonin e ri të kampionatit gjerman, nga të cilët 9 vetëm në muajin e kaluar.

Poker ndaj Hertha Berlin, dygolësh kundër Arminia Bielefeld dhe trigolësh me Eintracht Frankfurt; këto janë shifrat e frikshme të 32-vjeçarit në muajin tetor.

Një makineri e frikshme golash, diçka që Robert Lewandowski e bën prej vitesh te skuadra e famshme gjermane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!