‘U bëra jeshil, u hodh në makinë si dragua’. Incidenti me dyshen e njohur, gati për rikthimin!

schedule18:12 - 20 Nëntor, 2020

schedule 18:12 - 20 Nëntor, 2020

“Bardh a Zi”  fillon të premten tjetër në orën 21:00 në ekranin  e ABC. Dy moderatoret e pandashëm prej 14  vitesh, Erion Kristo dhe Ornela Gaçe, ishin sot në ‘ABC e Pasdites’ me moderatorin Ermal Peçi ku treguan detajet interesante mbi formulën e programit, por edhe detaje nga miqësia e tyre.  Erion Kristo në këtë sezon do të jetë në rolin e gjyqtarit dhe nënvizoi se e ka më shumë qejf mbajtjen çekiçit të gjyqtarit.

Dyshja është ndalur tek vështirsitë që kane hasur në punë. Ermali i pyet nëse kanë pasur presion për emrat e të ftuarve apo nëse kanë dashur që dyshja të mos ishte e njëjtë.

Ata thanë që nuk kanë pasur sugjerime apo ndikim tek personazhet që ftonin në program, por ka pasur një situatë kur Erion Kriston donin ta zëvendësonin.

“Ishte një situatë kështu që mund të ndërrohej gjigandi, dhe Ornela i ka thën kështu “Yyyy është Erion Kristo ai”, tha Erioni.

Ndërkohë Ornela shtoi: “Ka qenë një periudhë që Erioni shkonte në Amerikë  dhe u detyruam të bëjmë disa emisione avancë dhe kishte pretendime nga drejtuesit që dëgjo se po na lodhet stafi, marrim një zëvendësues tjeter. Atë nuk e ben dot asnjë njeri tjetër”.

Mes kësaj miqësie shumë vjeçare ka pasur situata nevrikosjeje dhe grindjeje. Në bisedë Ornela tregoi një moment kur Erioni e ka tërhequr me makinë.

“Ky ka karakterin e labit, mos të duket kaq i butë!”, thotë Ornela.

Në këtë moment ndërhyn Kristo i cili i kërkon që ta shpjegoj këtë situatë.

“Na ndodhi njëherë që nuk na erdhi një i ftuar.  Tani i ftuari dhe mund të mos vijë se i dhemb barku, se lë gruaja, mund të ketë 100 arsye dhe kjo ma vinte fajin mua. Një të marrë makinën një të ikur. Ornela e pa që unë u bëra jeshil si ky kolltuku këtu, vjen me vrap nga pas dhe hap derën e makinës. Unë i dhashë gaz dhe si sportiste që është, hidhet ne makinë si nje dragua, aty frenova”.

Teksa Erioni tregone ngjarjen, Ornela shton se “Për Erion Kriston ia vlen gjithçka”.