Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Basha pas takimit me Di Maio: I kërkova që Italia mike të sigurojë akses për vaksinat anti-Covid

schedule16:43 - 20 Nëntor, 2020

schedule 16:43 - 20 Nëntor, 2020

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dhënë detaje nga takimi i zhvilluar pasditen e sotme me ministrin e Jashtëm të Italisë Luigi Di Maio, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Në një prononcim për mediat pas këtij takimi, Basha tha se i kërkoi ministrit mbështetje nga Italia për akses në vaksinat anti-Covid që pritet të dalin së shpejti.

Kryedemokrati tha po ashtu se mori nga Di Maio angazhimin e qeverisë italiane për të asistuar personelin shëndetësor shqiptar në adaptimin e vaksinës anti-COVID.



“I kërkova ndihmë për sigurimin e  vaksinës. I shjegova se në fazën aktuale masat e marra janë të pamjaftueshme. Duke iu referuar rolit historik të Italisë i kërkova që të bëjë gjithçka që Italia mike të sigurojë së pari për personelin shëndetësor dhe më pas për qytetarët akses në vaksinat  e reja anti covid që po prodhohen.

Dua të ndja me kënaqësi zotimin e ministrit Di Maio për angzhimin për të ndihmuar personelin me vaksinë sapo të jetë e disponushme në sasi për Italinë. Dua të ndodhemi se ka enë një ngërç i jashtëzakonshëm. Qeveria ka bërë një marrëveshje me Covax në një kohë kur të gjitha vendet e zhvilluara për të marrë sa më parë, vendete  vogla do të mbeten në fund të radhës. Ka disa mënyra për ta zgjidhur këtë dhe një nga këto është që ti drejtohemi miku të madh siç është Italia, që të mos e harrojë motrën e vogël, Shqipërinë. Dua ta falenderoj për angazhimin e tij.”, tha Basha.

Po ashtu Basha zbuloi se diksutuan edhe për integrimin e Shqipërisë në BE, ndërsa fajësoi edhe njëherë kryeministrin Edi Rama.

“E dyta që diskutuan ka të bëjë me integrimin e vendit. Për herë të 7 rrezikojmë një jo tjetër. Sepse detyrat e BE nuk janë realizuar. Vendi akoma nuk ka gjykatë kushtetuese dhe të lartë. Për interes atë ngushta Edi Rama bllokon integrimin e Shqipërisë”, deklaroi Basha. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!