Mesfushori i Dortmund, Giovanni Reyna, ka rinovuar kontratën e tij me bardhezinjtë ditën e sotme. Pas një jave lojtari do të mbushë 18 vjeç dhe tashmë ai ka firmosur deri në vitin 2025 me gjermanët.
Amerikani që ka shënuar katër gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste në 30 ndeshje për Dortmundin ka pranuar kushtet e reja në kontratë dhe është shprehur shumë i lumtur që do të qëndrojë edhe pesë sezone të tjera në “Signal Iduna Park”.
“Borussia Dortmund është një klub i madh, ku mund të fitohen tituj të rëndësishëm, pasi ky ekip është gjithmonë në garë në kompeticonet më të mëdha. Në veçanti lojtarët e rinj kanë shansin që të zhvillohen shumë këtu. Unë kam mësuar shumë dhe dua të mësoj akoma dhe më shumë në të ardhmen. Dëshiroj të qëndroj këtu në një plan afatgjatë”, deklaron lojtari pas rinovimit.
Sot mesa duket është dita e kontrateve të reja te Dortmundi, pasi ashtu siç është paralajmëruar pritet dhe firma me Youssofa Moukoko. Kjo do të jetë kontrata e parë për talentin 16-vjeçar, i cili i ka habitur të gjithë me paraqitjet e tij. /abcnews.al