Ditën e shtunë Real Madrid rikthehet në fushë dhe ndeshja e radhës për të besuarit e Zinedine Zidane është ajo kundër Vilarrealit. Tekniku francez për këtë ndeshje jo të lehtë ka rikuperuar plot tre lojtarë që ishin pozitiv më Covid-19.
Bëhet fjalë për Eden Hazard, Casemiro dhe Eder Militao. Që të tre rezultuan negative pas testimeve të kryera ditën e djeshme. Tashmë ata i janë bashkuar pjesës tjetër të grupit në stërvitje dhe do të jenë në dizpocion për Zidane për transfertën e Vilarreal.
Ndërkohë madrilenët nuk do të kenë të gatshëm për këtë sfidë kapitenin e tyre, Sergio Ramos. Spanjolli la fushën e lojës i dëmtuar në ndeshjen kundër Gjermanisë si dhe rrezikon duelin kundër Interit në mesjavë.
E njëjta situatë është edhe për Raphael Varane, i cili gjithashtu u dëmtua në ndeshjen kundër Suedisë. Gjithsesi situata paraqitet më e mirë për francezin, edhe pse nuk është përcaktuar akoma shkalla e dëmtimit të tij. /abcnews.al