Djali i reperit shqiptar përplaset nga makina dhe përfundon në spital

schedule12:03 - 20 Nëntor, 2020

schedule 12:03 - 20 Nëntor, 2020

Reperi i njohur, Duda është gjendur përballë një situate të vështirë së fundmi. Një nga djemtë e tij është përplasur nga një makinë në Londër dhe ka përfunduar në spital.

Fatmirësisht ai ka marrë vetëm dëmtime trupore dhe mjekët po kujdesen në spital për shëndetin e tij.

Ka qenë vetë Duda që e ka ndarë lajmin me ndjekësit në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto të djalit, në të cilën dallohen dëmtimet e lehta që ai ka marrë në fytyrë. Ai ka treguar se djali është shëndoshë e mirë dhe kjo falë mjekëve dhe Zotit. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!