‘Një kriminel’: Etiopia akuzon shefin e OBSH-së për mbështetjen e grupeve rebele

schedule08:27 - 20 Nëntor, 2020

schedule 08:27 - 20 Nëntor, 2020

Ushtria e Etiopisë ka akuzuar shefin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus për mbështetjen dhe përpjekjen për t’i siguruar armë dhe mbështetje diplomatike partisë politike të Tigray, e cila po lufton forcat federale.

“Ai është një anëtar i atij grupi dhe një kriminel,” pretendoi shefi i shtabit të ushtrisë gjeneral Birhanu Jula në një deklaratë televizive të enjten. Birhanu nuk ofroi ndonjë provë rreth akuzave të tij.

Ghebreyesus shërbeu si ministër në qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga TPLF për më shumë se një dekadë para se të merrte drejtimin e OBSH-së.

Qindra punëtorë të huaj të ndihmës u larguan nga Tigray dhe paralajmëruan për një krizë në rritje në një zonë ku  mijëra njerëz ishin të varur nga paketat e ushqimit edhe para luftimeve.

Etiopia është një aleat i madh amerikan dhe ushtria e saj e fortë mbështet misionet paqeruajtëse në Sudan, Sudanin e Jugut dhe Somalinë.

“Ka pasur raporte që  tregojnë se unë jam pjesë e kësaj situatë,” tha Tedros në një deklaratë. “Kjo nuk është e vërtetë dhe unë dua të them se jam vetëm në anën e paqes.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!