COVID-19 nuk fal as klubet shqiptare. Në Superiore ka pasur të infektuar te Bylisi, Partizani dhe Vllaznia, ndërkohë që së fundmi e ka pësuar trajneri i Kukësit, Skënder Gega.
Tashmë virusi famëkeq ka zbritur edhe në Kategorinë e Parë dhe “Panorama Sport” shkruan se janë dy futbollistë të infektuar te Lushnja.
Dionis Musaku dhe Adriatik Basha janë të infektuarit, kurse Fabian Blakçori dhe Aldo Qoshku presin përgjigjen e tamponit.
Kështu trajneri Ilir Gjyla duhet t’i bëjë llogaritë pa ta në ndeshjen kundër Tomorit, e programuar të zhvillohet nesër prej orës 14:00. /abcnews.al