Disa pamje të pabesueshme të një meteori që shpërtheu në bregdetin jugor të Tasmanisë janë bërë virale në rrjet. Pamjet u kapën nga anijë kërkimore Investigator, të operuar nga Agjencia Kombëtare Australiane e Shkencës dhe Organizata e Kërkimit Shkencor dhe Industrial të Komonuelthit (CSIRO).
Anija po kryente studime oqeanografike dhe po eksperimentonte me pajisjet detare në Detin Tasman. “Ajo që pamë kur po shqyrtonim pamjet e transmetuara drejtpërdrejt na habiti. Meteori kaloi pikërisht përballë anijes, dhe më pas shpërtheu. Ishte mahnitëse të shikoje pamjet.”, tha John Hopper, drejtori i CSIRO Voyage, që ndodhej në bordin e anijes. /abcnews.al