Shqiptarët në Serbi vetëm me letërnjoftim

schedule21:18 - 19 Nëntor, 2020

schedule 21:18 - 19 Nëntor, 2020

Qeveria e Serbisë miratoi sot vendimin që u mundëson shtetasve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë vetëm me një kartë identiteti të vlefshme biometrike.

Mediat serbe bëjnë me dije se vendimi është rezultat i një marrëveshje të nënshkruar midis dy vendeve, e cila lehtëson qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit.

Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!