“Nga rinia deri në pleqni”, dedikimet që hedhin dyshime mbi ndarjen e Stresit dhe Keisit

schedule20:19 - 19 Nëntor, 2020

schedule 20:19 - 19 Nëntor, 2020

Stresi dhe Keisi janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes. Një fotografi e që Stresi ndau me Keisin bëri xhiron e rrjetit ditën e sotme, shoqëruar me disa fjalë të ëmbla, të cilat hidhnin dyshime nëse dyshja i ka dhënë me të vërtetë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare.

Krahas fotos me Keisin, në të cilën dukeshin si fëmijë, reperi shkroi se janë miqtë më të mirë të njëri-tjetrit. “Kur u njohëm ishim të vegjël. Kaluam sfida, kaluam çdo gjë. Kaluam njerëz të lig kundërshtarë, por në fund këta nuk e dinë se ne jemi shok të ngushtë”.

Ndërkohë, nuk ka munguar as një reagim nga ana e Keisit, e cila ka rishpërndarë në Instastory postimin e reperit, duke e shoqëruar gjithashtu me disa fjalë të ëmbla. “Nga rinia deri në pleqni, sido t’vij jeta je me të vërtetë shoku im më i mirë, por edhe familja ime!“, shkruan Keisi.

Këto dedikime të dyshes kanë konfuzuar ndjekësit, pasi vijnë në një kohë kur dyshja është shprehur se i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Pak kohë më parë, Stresi madje konfirmoi ndarjen në një intervistë për Prive. I pyetur nëse e la ai Keisin apo e la ajo, reperi u përgjigj: “Lamë njëri-tjetrin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!