ABC vëzhgim në terren, qytetarët e ngjeshur nëpër autobusë

schedule19:31 - 19 Nëntor, 2020

schedule 19:31 - 19 Nëntor, 2020

Pavarësish masave të shtuara anti Covid, transporti publik është një nga sektorët që nuk respekton asnjë urdhër.

Sipas vendimit  të ministres së Infrastrukturës Balluku që mban datën 5 qershor, udhëtarët në urban duhet të qëndrojnë 1 metër largësi. Por në realitet, gjithçka është ndryshe.

Nga vëzhgimi i ABC rezulton se situata më kaotike është në orët e para të mëngjesit, kur qytetarët shkojnë në punë apo dhe kur kthehen pasdite. Në stacion presin autobusin të distancuar por kjo nuk është e mundur kur udhëtojnë apo kur hyjnë e zbresin.

Dhe pse janë të informuar mbi rreziqet, detyrohen të ngjeshen me njëri-tjetrin se nuk kanë zgjidhje tjetër për të shkuar në punë.

Qytetarët thonë se autobusët vijnë me vonesë në stacion, çka sjell dyndje. Sipas vendimit, autobusët duhet të qarkullojnë me dritare hapur. Por dhe ky urdhër është shkelur.

Në autubusë nuk ka dezifenktantë dhe nuk janë vendosur shenjat kufizuese për uljen në sedilje.

Gjatë vëzhgimit tonë si paradite ashtu dhe në orët e vona të mbrëmjes nuk hasëm përfaqësues të task forcës së qeverisë për monitorimin e masave anti Covid në autobusa.  /abcnews.al