Edhe pse 100 vjeç, prokurori i fundit i Nurembergut kërkon ende drejtësi për krimet e nazistëve

schedule17:28 - 19 Nëntor, 2020

schedule 17:28 - 19 Nëntor, 2020

Shtatëdhjetë e pesë vjet nga Gjyqet e Nurembergut, për kriminelët nazistë të luftës, prokurori i fundit që është gjallë edhe pse 100-vjeç ende kërkon drejtësi duke dhënë kështu edhe një mesazh për brezat e rinj.

Benjamin Ferencz ishte 25 vjeç dhe një ushtar amerikan kur, në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore, ai u caktua për të mbledhur prova në lidhje me krimet e luftës të kryera nga Gjermania nën Adolf Hitlerin.

Më vonë, Ferencz u caktua prokuror në gjykatën ushtarake amerikane në Nuremberg, Gjermaninë Jugore, duke siguruar dënimet e 22 anëtarëve të Einsatzgruppen, skuadrat paraushtarake të vdekjes që therën mbi një milion njerëz, shumica e tyre hebrenj, në të gjithë Evropën.

“Ka shumë pak njerëz që kanë parë atë që kam parë unë,” tha ai nga shtëpia e tij në Delray Beach, Florida, shkruan Reuters, përcjell abcnews.al.

“Detyra ime ishte të hyja në kampet e përqendrimit ndërsa po çliroheshin, shije trupat e pajetë në të gjithë dyshemenë dhe me njerëzit që prisnin të digjeshin”, ka thënë ai.

Gjyqet sot shihen si pararendësit e gjykatave si Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (ICC) në Hagë, e cila ka ndjekur penalisht politikanë dhe ushtarë për krimet e tyre kundër njerëzimit, megjithëse me rezultate të përziera.

Ferencz bëri fushatë për dekada për krijimin e ICC, duke dhënë një deklaratë përmbyllëse të prokurorisë në përfundim të çështjes së saj historike të parë, kundër komandantit të Kongos Thomas Lubanga, në 2012.

“Çojeni çështjen tuaj në një gjykatë të ndershme dhe vërini ata të vendosin se çfarë është e drejtë dhe çfarë nuk është në rregull,” tha ai të mërkurën.

Salla e gjyqit në Nuremberg është ruajtur dhe ende tërheq shumë vizitorë për të parë vendin ku të pandehur si Air Marshal Hermann Goering dëgjuan dënimet e tyre me vdekje. g/v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!