Te Lazio Covid-19 është prezent prej javësh, por duket se kohët e fundit situata është përmirësuar. Së fundmi mësohet se sulmuesi kryesor dhe ylli i skuadrës, Ciro Immobile ka dalë negativ në testin e fundit.

Nga Italia raportojnë se ai po bën maksimumin për të qenë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës ndaj Crotone, por së pari do duhet të kalojë testet e nevojshme.
Ai do të bëjë prova fizike dhe mjekësore përpara se të marrë lejen e mjekëve për të qenë i pranishëm në fushë ndaj Crotones.
Të Lazio i vetmi i infektuar mbetet Thopmas Strakosha. Portieri i kombëtares sonë vijon të jetë i karantinuar dhe mezi po pret që testet ti japin lejen të rikthehet. /abcnews.al

