“Ndihmojeni të bëhet i njohur”, shkruan gazetari rumun Emanuel Rosu, i cili ka postuar në llogarinë e tij në “Twitter” një perlë të shënuar në ligën e tretë rumune.
Protagonist është bërë mesfushori 22-vjeçar, Robert Asavoaei, i cili me një goditje akrobatike e ka dërguar topin në rrjetë.
Për ta kuptuar atë që futbollisti i Stiinta Miroslava ka bërë, do të duhet ta kthesh disa herë pas videon. Nuk është roveshatë dhe gola të tillë mund t’i ketë zili edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili shquhet për realizimet e çuditshme duke përdorur aftësitë e tij në karate. /abcnews.al