Policia e Tiranës ka njoftuar se është arrestuar Bledar Matja, 47-vjeç pasi është dënuar nga Gjykata e Posaçme për katër akuza.
Mbi 47-vjeçarin rëndojnë akuzat e “Marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur” kryer në bashkëpunim, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Grupi strukturuar kriminal”.
“Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar, nga Sektori i Operacionales, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B. M., 47 vjeç, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal ”Arrest në burg”, për veprat penale ”Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”, kryer në bashkëpunim, ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe ”Grupi strukturuar kriminal””, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXO edhe: Abuzuan me një 13-vjeçar dhe i grabitën banesën e tezes, pranga dy të rinjve
Mësohet se Matja i cili ishte shpallur në kërkim, bashkë me dy të tjerë Valter Hysja 21 vjeç dhe Fatmir Haxhia 20 vjeç të arrestuar më herët, kanë kërcënuar një 14-vjeçar se do i publikonin videot intime që i kishin bërë, në rast se i mituri nuk do t’u jepte 5000 mijë euro.
I ndodhur nën shantazhin e tre të arrestuarve, i mituri ka ndihmuar që ata të hynin në shtëpinë e tezes së tij, ku të akuzuarit kanë marrë bizhuteri me vlerën rreth 5000 euro.
Sapo ka zbuluar krimin, tezja e të miturit ka bërë denoncimin në polici.
Pas hetimeve, policia ka arritur të identifikojë autorët dhe ti shpallë ata në kërkim. Blute e kryeqytetit kanë zbardhur ngjarjen dhe kanë bërë të mundur arrestimin edhe të personit të tretë ditën e sotme.
Ngjarja e rëndë ndodhi në korrik të vitit 2019.
n.d./abcnews.al


