Rama biznesit të huaj: Kush investon sot nuk do të pendohet nesër. Mos takoni gazetarë e mos lexoni gazeta

schedule14:04 - 26 Tetor, 2017

schedule 14:04 - 26 Tetor, 2017

Kryeministri Rama ka ftuar sipërmarrësit e huaj të investojnë në turizëm. Ndërsa ka theksuar se këtë duhet ta bëjnë pa u informuar nga mediat. Kur dy projekte të mëdha në energji janë drejt përfundimit, vendit gjendet para sfidës për të tërhequr investime të reja. Në një takim me sipërmarrës të huaj, drejtuesit e qeverise i ftuan ata të investojnë në turizëm. I vetmi sektor me një paketë lehtësish për vitin e ardhshëm. Kryeministri Rama u shpreh i bindur se reformat e kryera vitet e kaluara në ekonomi dhe lehtësitë që pritet të zbatohen së fundi, e kanë bërë Shqipërinë një vend të favorshëm për investime. Por, duke ndjekur rezervar sipërmarrësit i ftoi ta shohim vendin me sytë e tij, e jo të medias dhe gazetarisë. Operacion i policisë së Dibrës Përfundojnë në pranga 5 persona, një në kërkim Pesë persona për vepra të ndryshme penale kanë përfunduar në pranga gjatë operacionit mbrëmë në Dibër. Një i gjashtë ndodhet ende në kërkim. Ndërkohë janë sekuestruar armë zjarri, automjete, motorçikleta, lëndë narkotike e bimë narkotike të kultivuara. Ndër të arrestuarit, Jetmir Kade 35 vjeç u kap në flagrancë, ndërsa ishte duke kërcënuar dhe dhunuar një person tjetër për çështje borxhi.

 

https://youtu.be/fZzbVeM8zvQ

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!