Këngëtarja e muzikës popullore, Maya ka lancuar prej disa ditësh projektin e saj më të ri me titull “Hey Mama”.
E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ajo zbuloi si lindi kjo këngë nga një telefonat e kompozitorit Gramoz Kozeli dhe deri te prapaskenat e videoklipit, duke theksuar se aktoret ishin mbesa të saj, që jetojnë në Athinë.
“Ka qenë një krijimtari e Gramoz Kozelit dhe kur mora telefonatën shkova dëgjova demon dhe më pëlqeu shumë. Thash unë do e marr këtë këngë dhe do e publikojë.
Është pak problem në këtë kohë se dëgjohet vetëm në Youtube se kjo është një këngë me ritëm, kërcehet në club, disko, dasma, evente, po tani nga që janë të mbyllura nuk shijohet.
Vajzat e klipit janë mbesat e mia, erdhën nga Athina. Njëra ka mbaruar për aktrim, ndërsa tjetra për filozofi. Gjithashtu ka qenë pjesë e videoklipit, Silvana Rusi, të cilën e përshëndes”, tha Maya.
Më tej, e pyetur në aspektin personal, këngëtarja ka treguar se pandemia e ka ndihmuar të kalojë më shumë kohë me djalin e vogël.
Ndërsa ka thënë se me përfundmin e kësaj periudhe të vështirë ka në plan të bëjë një fëmijë të dytë.
“Kam më shumë kohë që të merrem me rritjen e djalit. Pasi je më i impenjuar kur ke punë. Gjithsesi mirë është që të mos zgjasi më.
Më kanë thënë për të dytin. Më vjen për të qeshur. Po dale i them, të kalojë cik kjo pandemia. Do i blejmë një motër në dyqan”, u shpreh Maya me plot humor. l.k/abcnews.al