Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Donald Trump kundër demokracisë: Nga cila anë jeni ju?

schedule10:04 - 19 Nëntor, 2020

schedule 10:04 - 19 Nëntor, 2020

Nga John Avlon, CNN

Nëse ndonjëherë ka pasur ndonjë dyshim , tani duhet të jetë e qartë: Donald Trump është kundër Demokracisë.

Në mes të stuhisë përfundimtare të teorive të konspiracionit, të cilat janë përkthyer në procese gjyqësore dhe hile të dëshpëruara politike, avokatja e fushatës Trump Jenna Ellis tha : “Nëse bordi shtetëror ndjek shembullin, ligjvënësi shtetëror republikan do të zgjedhë zgjedhësit. Fitore e madhe për @realDonaldTrump.”



Ja çfarë do të thotë kjo: legjislatura shtetërore e kontrolluar nga republikanët do të përpiqej të mbizotëronte mbi votën popullore dhe do të formonte një grup të veçantë të zgjedhësve  për të zgjedhur presidentin e ardhshëm në kolegjin zgjedhor.

Lajmi i mirë është se ka shumë pengesa për të arritur një rezultat të tillë. Lajmi i keq është se deklarata e Ellis përkthehet në një mbështetje zyrtare të një strategjie të dëshpëruar për të qëndruar në pushtet duke injoruar rezultatet e zgjedhjeve dhe vullnetin e qartë të njerëzve.  Kjo do të thotë se ata kujdesen më  tepër për pushtetin partiak sesa vetë demokracinë.

Arritja e kësaj ndodh për një sërë arsye- njëra prej të cilave është se secila prej këtyre shteteve ka një guvernator Demokrat, i cili mund të tejkalojë një legjislaturë të shtetit në ikje të republikanëve. Në rastin e Miçiganit, kushtetuta e shtetit e bën të qartë se “të 16 votat elektorale të Miçiganit shkojnë automatikisht tek kandidatin presidencial që ka  fituar votën popullore ” – që ishte Biden dhe udhëheqësit legjislativë të GOP janë zotuar të mos ndryshojnë ligjin në përpjekje për ti dhënë Trump pushtetit, pavarësisht presionit nga aleatët e presidentit.

Përkundër këtij sfondi – nëse lini arsyen, ligjin dhe etikën mënjanë për një moment, sfidat e dështuara ligjore që kanë rezultuar në një humbje 1 për 25 në gjykatë ka disi më kuptim tani.

Një tjetër arsye është se në këtë shtet ka pasur një nevojë të dëshpëruar për të bllokuar certifikimin e votave, të cilat jo rastësisht janë kryesisht vota të afro-amerikanëve.

E njëjta gjë ka ndodhur në qarkun e Wayne, ku kryetarja e qarkut,  republikanja Monica Palmer, deklaroi se ajo do të ishte diçka e drejtë dhe pozitive nëse do të vërtetoheshin votat.

Ka pasur disa pretendime të pabazuara për sa i përket mashtrimet masive të votuese, në të cilën u hap një gjyq javën e kaluar në Michigan por një gjykatës bllokoi përpjekjen e Trump për  mashtrim të gjerë zgjedhor “të pasakta dhe jo të besueshme “.

Aspak i penguar nga arsyetimi ligjor, faktet ose vendimet gjyqësore, Trump thjesht nxori në pah fantazitë e një fitoreje në Michigan, duke deklaruar të mërkurën:

“Shteti i Madh i Miçhiganit, me vota shumë më të mëdha se numri i njerëzve që votuan, nuk mund të vërtetojë zgjedhjet. Demokratët mashtruan dhe çdo gjë u zbulua. Një FITUES Republikan! ”

Ndërsa situata po tensionohej, Trump theksoi edhe një herë impulset e tij autokratike duke shkarkuar drejtorin e tij të Agjencisë së Sigurisë Kibernetike dhe të Infrastrukturës, Chris Krebs, për mëkatin e  tij se ai kishte thënë të vërtetën, kur ai tha “nuk ka asnjë provë që ndonjë sistem votimi fshiu apo ndryshoi votat. ”

Asnjë nga këto nuk është normale ose në përputhje me karakterin e demokracisë amerikane.

Sigurisht se kjo nuk është fyerje ndaj vetëm një personi apo Biden, por është dëshmi e një sistemi të prishur dhe të një sistemi partizan mbi interesin kombëtar.

Nuk  mund të jesh patriot i vërtetë në Amerikë nëse nuk e mbështet demokracinë – të cilën fjalori e përcakton si ” qeveri nga populli, përmes sundimit të shumicës “.

Fatkeqësisht ka pasur një lëvizje për të siguruar mbështetjen e republikanëve- i cili hedh bazat e një tradhtie të mundshme.

Republikanët që besuan me naivitet se Trump do të dënohej kur u akuzua dhe se votuesit do të ishin ata që do të vendosnin fatin e tij, tani duhen të  përballen me faktin se Trump dhe ekipi i tij, përmes politikanëve të Uashingtonit dhe një vendimi të kontestuar të kolegjit elektoral, duan të anashkalojnë popullin amerikan në rrugën e rizgjedhjes.

Kjo është koha për  të zgjedhur.Republikanët kanë mbështetur  Trump duke u justifikuar se ai është presidenti i parë në historinë amerikanë që refuzon të pranojë se ai humbi zgjedhjet.

Tani, republikanët duhet të vendosin nëse do të mbështesin Trump për të përmbysur zgjedhjet. Kjo është shumë më tepër sesa çështja e të qenit një anëtar i mirë i partisë. Kjo është një provë nëse besoni te Amerika më shumë sesa një ideal i karakterit tuaj.

Është një pyetje që do të mbizotërojë çdo ndjenjë të parimit: A është Donald Trump kundër demokracisë: Nga cila anë jeni ju? s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!