Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

“Buxheti 2021 për bonusin e bebeve”, Rama: 2 miliardë lekë për familjet e reja

schedule08:05 - 19 Nëntor, 2020

schedule 08:05 - 19 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” bëri me dije  nga janari, 28,813 foshnje kanë përfituar bonusin e bebes.

Gjithashtu Rama theksoi se me buxhetin e 2021 do të mbështeten me 2 miliardë lekë familjet e reja ku janë vendosur:

-40,000 lekë për fëmijën e parë.



-80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë.

Statusi:

MIRËMËNGJES

Ëngjëjt e vegjël që vijnë në jetë në këto kohë sfiduese, bashkë me gëzimin e papërshkrueshëm për familjet e tyre, na kujtojnë se shpresa dhe jeta triumfojnë gjithmonë.

Nuk e kemi ndalur për asnjë moment mbështetjen për familjet e reja që gëzohen me fëmijë, edhe në këtë vit të vështirë. Nga Janari, 28,813 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes.

Siç jemi zotuar, me #buxhetin 2021 mbështesim me 2 miliardë lekë familjet e reja:

40,000 lekë për fëmijën e parë

80,000 lekë për fëmijën e dytë

120,000 lekë për fëmijën e tretë/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!