Koronavirusi prek edhe burgun e Fushë Krujës. “ABC” mëson se 6 persona nga administrata, drejtues dhe punonjës të këtij burgu janë infektuar me koronavirus. Pas simptomave, punonjësit kanë bërë tamponin dhe kanë rezultuar pozitivë me covid-19 duke u karantinuar në shtëpi.
Ndërkohë që të infektuar kanë rezultuar edhe disa të dënuar në këtë institucion të vuajtjes së dënimit, që janë dërguar në burgun e Shënkollit. Burgu i Shënkollit në Lezhë është kthyer në spital Covid, i vënë në dispozicion të të prekurve nga koronavirusi./ db/Abcnews.al