Mbajtja e maskës mund të jetë e sikletshme për personat që mbajnë syze optike, për shkak të krijimit të avullit gjatë frymënxjerrjes. Një këshillë e një neurologu amerikan sesi të parandaloni mjegullimin e syzeve ndërsa mbani një maskë është bërë virale në rrjete sociale.
Daniel Heiferman ndau një selfie në Twitter, ku shihej me një maskë fytyre dhe në pjesën e hundës sipër maskës ka vendosur një leukoplast. “Nëse e keni të vështirë me mjegullimin e syzeve ose mbajtjen e maskës, një leukoplast i thjeshtë bën mrekulli.”, u shpreh ai.
If you’re having a hard time with glasses fogging or keeping your mask up over your nose, a simple bandaid does wonders. Learned it in the OR.
Feel free to share, it may save lives! pic.twitter.com/RBG8JGUzFS
— Daniel M. Heiferman, MD (@DanHeifermanMD) November 12, 2020
Për shkak se kjo “truk” ka funksionuar për mrekulli përgjatë viteve në punë, Heiferman tha se vendosi ta ndajë këtë këshillë me ndjekësit e tij, si një përpjekje për t’i inkurajuar ata që të mbanin maska gjatë pandemisë së Covid-19. /abcnews.al